Bytyqi: Apeloj për vetëpërmbajtje, dhuna nuk është zgjidhje

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka thënë se Ministrat e qeverisë Hoti duhet të mësohen se ministri ju jep llogari deputetëve, respektivisht Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kuvendi, në rendin tonë kushtetues, është zot shtëpie në Kosovë, ndërsa ministri është i angazhuar, apo siç thotë edhe vet nocioni i fjalës ministër, shërbyes.

Arsyet e ministrave që nuk kanë kohë, ose kanë kohë vetëm për një periudhë të caktuar për të raportuar, është fyerje për demokracinë tonë, rendin kushtetues dhe qytetarët e Kosovës që ju kanë dhënë mandat.

E para që duhet të bëjnë të emëruarit e partisë së “akademikëve”, është ta lexojnë Kushtetutën, të tjerat pastaj vijnë me rend.

P.S. Apeloj për vetëpërmbajtje, dhuna nuk është zgjidhje

Të ngjashme