Bytyqi deputetëve: Mos u bëni frikacak, votojeni Projektligjin për Vlerat e Luftës

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Gazmend Bytyqi, deputetë i PDK-së, dhe iniciues  i Projektligjit për Vlerat e Luftës u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë këtë Projektligj.

Ai ka thënë se deputetët mos të bëhen frikacak dhe ta votojnë Projektligjin.

 Ky Projektligj nuk meriton një trajtim të tillë, sepse po flasim për vlerën e luftës së UÇK-së. Ai ka thënë se PDK-ja nuk do të tërhiqet nga ky projektligj deri sa të votohet.

Me këtë ligj nuk duam të cenojmë lirinë e fjalës, por duam të mbrojmë vlerat e luftës, ka thënë ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi i është drejtuar Bytyqit, duke i thënë se UÇK-ja nuk meriton një trajtim të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme