Bytyqi: Ligji për profesionet e rregulluara nuk po gjet zbatim për shkak të buxhetit

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 16:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në pikën e rendit të ditës për pyetje parlamentare, deputeti Bekim Haxhiu ka shprehur interesin lidhur me moszbatimin e ligjit për profesionet e rregulluara.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se për shkak të buxhetit nuk ka filluar zbatimi i këtij ligji, mirëpo janë ndërmarrë disa hapa, raporton Ekonomia Online.

“Ligji është miratuar në 2015, mirëpo nuk po gjen zbatim për shkak të buxhetit. Ne nuk kemi siguruar buxhet dhe kemi bërë lëvizje tjera. Është formuar një divizion i veçantë për profesionet e rregulluara. Jemi duke bërë një komision të përbashkët për përpilimin e provimeve për kandidatët. Me këto iniciativa ligji do të fillojë të zbatohet”, tha Bytyqi.

Të ngjashme