Bytyqi: Nëse një tekst është aprovuar pa i plotësuar kriteret, recensenti ndiqet penalisht

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për gjendjen në arsim, ka siguruar deputetët se nëse një tekst është aprovuar pa i plotësuar kriteret recensenti do të ndiqet penalisht.

Ky është fjalimi i tij i plotë:

Sa i përket teksteve të reja, ato janë të vlerësuara sipas të gjitha procedurave ligjore nga persona profesionalë.

Arsyeja për pilotim të teksteve është se KEPSHT ka vlerësuar se këto tekste i plotësojnë kriteret sipas standardeve të kërkuara dhe i kanë propozuar ministrit për vendim.

Por, për siguri, ne kemi marrë vendim që për 1 vit t’i pilotojmë këto teksteve dhe ka disa shtëpi botuese për të njëjtin libër.

Pra, recensenti ka dhënë vizën për tu botuar një libër dhe nëse do të vlerësohet se teksti nuk i ka plotësuar kriteret dhe standardet e kërkuara për mësimdhënie, recensenti do të ndiqet në mënyrë penale, sepse përveç kontratës, ka nënshkruar edhe një deklaratë betimi.

Ashtu siç është paraparë me ligj, më 13 qershor KEPSHT i ka propozuar ministrit për aprovim tekstet të cilat i kanë plotësuar standardet.

Çdo dorëshkrim dhe çdo recensent ka qenë i koduar. Sipas ligjit, Ministri i emëron recensentët. Por, ministri nuk i ka emëruar vet dhe ka bërë thirrje publike. Secili që ka menduar që është i përgatitur dhe kompetent për këtë punë, ka aplikuar dhe kësaj radhe Komisioni i ka përzgjedhur jo vetëm 3, por  nga 5 recensentë, pra kemi përfshirë edhe psikologun dhe pedagogun.

Të ngjashme