Bytyqi: Nga Barileva duhet të marrim kulturën e punës

Barilevë | 07 Tet 2017 | 18:57 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovës, fushatën e saj zgjedhore, e vazhdoi në fshatin Barilevë të komunës së Prishtinës.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, shprehu besimin se kolegu i tij nga partia dhe në Qeveri, Shyqiri Bytyqi, padyshim që është kandidati më i mirë për të drejtuar Komunën e Prishtinës.

“Jo rastësisht e kemi sloganin ‘Koha për Nismën’ pasi ka ardhur koha që projektet që kanë mbetur me vite në sirtar të bëhen. Ka ardhur koha që fëmijëve tanë dhe këtij vendi t’i ofrohet arsimi. Mendoj se ka ardhur koha që të kemi mirëqenie të mirë dhe programi i Nismës e parasheh rritjen e mirëqenies sociale”, deklaroi Reçica.

Ai tha se nuk di ndonjë vend tjetër ku njerëzit e respektojnë punën më shumë sesa në Barilevë.

Ndërsa kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Nismës, Shyqiri Bytyqi, tha se në Barilevë nuk kanë ardhur për të premtuar, por kanë ardhur të marrin obligime për të kryer punë.

“Ne nuk kem ardhur në Barilevë të ju ofrojmë gjëra juve, por të marrim nga ju. E para duhet të marrim kulturën e punës, një kulturë që ju bën juve krenarë dhe që në përgjithësi po i mungon Kosovës”.

“Nuk kemi ardhur me premtu, edhe pse jemi në garë zgjedhore dhe është bërë njëfarë tradite. Nuk duhet të premtojmë, por të marrim obligime”, u shpreh ai.

“Nëse ju dëshironi që çështjet e juaja t’i dëgjojë dikush dhe t’i zgjidhë, atëherë duhet marrë një përgjegjësi, që ne si social-demokratë e kemi marrë”.

Ai ftoi barilevasit që me votën e tyre të ndihmojnë që së bashku të përmirësohet gjendja në komunën e Prishtinës, duke u nisur nga pastërtia, shëndetësia, përkrahja e të rinjve e fusha të tjera.

Për studentët që studiojnë në Prishtinë, Bytyqi premtoi një kartelë përmes së cilës do të ofrohen çmime më të lira për shërbime të ndryshme, si bileta autobusi etj.

Bytyqi theksoi se programi i Nismës është ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve, sepse e tillë është edhe natyra e partive social-demokrate.

Të ngjashme