Bytyqi: Programi i Koalicionit AAK-PSD i vetmi që mund ta ndryshojë cilësinë e arsimit në Kosovë

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Shyqyri Bytyqi, ministër në detyrë i Arsimit dhe kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka mbajtur një takim me banorët e lagjes Tophane në Prishtinë.

Bytyqi ka deklaruar se koalicioni AAK-PSD e ka përnjëmend zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“I informova edhe për programin e koalicionit për të cilin potencova se është më i miri dhe i vetmi i cili mund ta ndryshojë cilësinë e arsimit në Kosovë”, ka shkruar Bytyqi, në një postim në faqen e tij në Facebook.

“Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Tophanes, u zotova se nuk do të të rrimë duarkryq para problemeve që i ka shteti i Kosovës, duke shtuar se arsimi në Kosovë ka nevojë për programe të reja të cilat do të garantonin vende të sigurta për punë dhe si qeveri shumë gjëra mund t’i ndryshojmë dhe ne si koalicion nuk kemi vetëm fjalë, por u kemi ofruar qytetarëve programin se çfarë do të bëjmë dhe nuk kemi ardhur për të bërë premtime të kota”.

“Ky program është përgjegjësia që ne do të marrim për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Bytyqi, i cili para disa ditësh aderoi në Partinë Soacialdemokrate.

Të ngjashme