Cakaj e pret në takim Lutfi Hazirin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në takim është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, derisa Cakaj e ka falënderuar Hazirin për ndihmën që i ka dhënë në bashkimin e spektrit politik në Luginë të Preshevës.

“E falënderova për punën e tij të vyer në Komunën e Gjilanit dhe për mbështetjen e pakursyer në procesin e bashkimit të partive politike në Luginën e Preshevës. Nënvizuam bashkërisht rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit tanë në Luginë.”, ka thënë Cakaj.

“Po ashtu, biseduam edhe për zhvillimet politike në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi në veçanti. Shqipëria është duke e përcjellë me shumë vëmendje zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet në mënyrë absolute platformën e Kosovës në këtë proces. Mbetet krejtësisht e qartë që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.”, përfundon ai.

Të ngjashme