Cakaj ia refuzon Kosovës edhe një konsull nderi

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Më 23 maj, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë që udhëhiqet nga kosovari Gent Cakaj, ka refuzuar një tjetër kandidat të Republikës së Kosovës që të emërohet Konsull Nderi i Kosovës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kandidaturën e Arbër Abazit. Nuk është refuzimi i vetëm që Cakaj i bën Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme për emërimin e konsujve të Nderit në Shqipëri. Në fillim të këtij muaji, MPJ e Shqipërisë e kishte refuzuar kandidaturën e biznesmenit të dyshimtë, Julian Morina.

Po ashtu Ballkani e ka siguruar Notën Verbale të datën 23 maj, ku Ambasada e Shqipërisë në Kosovë njofton MPJ-në e Kosovës për mosmiratimin e kandidaturës së Arbër Abazit për Konsull Nderi.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme