Cakaj pas takimit me Thaçin: Kosova e Shqipëria nuk duhet të kenë fare kufi

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 12:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Cakaj tha se Kosova e Shqipëria nuk duhet të kenë fare kufi. Sipas tij, Kosova gjithnjë ka qenë pjesë e agjendës së jashtme të Shqipërisë.

“Do të shprehi gatishmërinë për vendosjen e ambasadave të përbashkëta dhe për të krijuar një agjendë politike të përpunuar. Kosova dhe Shqipëria kanë një kufi simbolik dhe realisht nuk duhet të kenë fare një kufi dhe ne do të fillojmë punën menjëherë për qarkullimin e burimeve njerëzore”, tha Cakaj.

“Unë jam për herë të parë prej se kam marrë detyrën megjithatë Kosova ka qenë pjesë e politikës së jashtme të Shqipërisë. Kemi qenë të angazhuar në çështjet e njohjeve të Kosovës dhe jemi munduar ta bëjmë më të mirën, të  jemi zëri i Kosovës”.

“Unë dua të ju falënderoj për ndihmën që ka dhënë Kosova pas tërmetit që u godit Shqipëria dhe me atë keni dëshmuar se jemi një komb i vetëm dhe marrëdhëniet tona të afrohen”.

Kurse presidenti Thaçi, ka falënderuar Cakajn, duke e quajtur atë shpirt të ri të afirmimit të shtetit të Kosovës në botë, raporton EO

“Unë mendoj qe ministri Caka i ka dhënë një shpirt të ri të afirmimit të shtetit të Kosovës në botë. Edhe tash ku po fillojmë me një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës euroatlantike qe në fokus në Bashkimin Evropian dhe me fokus në Integrimet Evropiane”.

Të ngjashme