Cakaj: Qëllimi i “mini-shengenit” është edhe heqja e barrierave kufitare mes Serbisë dhe Kosovës

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka deklaruar në Tiranë se qëllimi përfundimtar i “mini-Shengenit” ballkanik është heqja e barrierave kufitare edhe mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ai është një qëllim përfundimtar mes Serbisë dhe Kosovës, por që nuk mund të ndodhë dot që nesër”, ka thënë Cakaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministri Cakaj ka sqaruar në vijim se “mini-Shengeni” brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka për qëllim krijimin e ish-Jugosllavisë, por asnjë kundërpërgjigje me zëvendësimin e procesit të integrimit në BE. Sipas ministrit Gent Cakaj, krijimi i zonës së “mini-Shengenit” ka për qëllim eliminimin e pengesave, të cilat qëndrojnë sot mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të rimendojmë hapësirën tonë ekonomike në mënyrë që të kemi një kontribut më të mirë dhe të gjerë në rajonin tonë. “Mini-Shengeni” ka si qëllim largimin e barrierave kufitare dhe pengesave burokratike mes vendeve. Ideja ka qenë thellimi i bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në shërbim të integrimit në BE. Këtu nuk ka asnjë lidhje me krijimin e një Jugosllavie të re dhe as me zëvendësimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, ka sqaruar Cakaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme