Cakolli: Pres që LDK ta shtyjë përpara çështjen e ndërprerjes së mandatit të Dakës

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Eugen Cakolli nga KDI, e ka quajtur të pakuptimë hezitimin e LDK-së për të dhënë nënshkrimet për dërgimin ën Gjykatën Kushtetuese të rastit të shkakrimit të Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së.

“Fakti që vet LDK përmes zyrtarëve të saj në KQZ dhe si subjekt ka lëshuar një komunikatë që shkarkimi i Dakës përbën shkelje. Është e pakuptimë që të hezitojmë që këtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese si e vetmja me të drejtë për të interpretuar situata të tilla”, ka thënë Cakolli.

Ai në Info Magazine është shprehur se pret nga LDK që ta shtyjë përpara këtë proces.

“Pres që LDK do ta arrij ta shtyjë përpara cështjen e vendimit për ndërprerjen e mandatit të Kryetares së KQZ-së. Kjo është mënyra e vetme për të argumentuar pretendimet e partive opozitare se vendimi është joligjor”.

PDK dhe AAK deri tash kanë dhënë nësnkrimet për dërgimin në Kushtetuese të vendimit të Presidentes Vjosa Osmani.

Të ngjashme