Cakolli: “Republika e Tretë” e VV-së nënkupton nënkupton modelin e Revolucionit të Kuq të Leninit

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli përmes jnë postimi ka shkruar se në shtetin më proamerikan që është Kosova për shkak të Vetëvendosjes po frymon ideja bolshevike e Rusisë.

Ai tutje ka shkruar se ” Republika e Tretë” e Vetëvendosjes nënkupton nënkupton modelin e Revolucionit të Kuq të Leninit.

Postimi i plotë:

Kush do ta kishte besuar që pas një shekulli, në shtetin më proamerikan në botë, në Kosovë, do të frymonte dhe do të praktikohej ideja bolshevike e Rusisë së vitit 1916 – e shamiave të kuqe.

Por, “Republika e Tretë” e Vetëvendosjes, e cila pra, siç po shihet, nënkupton modelin e Revolucionit të Kuq të Leninit, për qytetarët e Kosovës është e kundërt me orientimin e tyre proamerikan e properëndimor.

Sepse, ky model, historikisht është i dështuar, strategjikisht i gabueshëm dhe përmbajtjësisht i prapranueshëm për popullin e Kosovës.

Përballë modelit komunist të Vetëvendosjes, PDK tashmë ka ofruar platformën e vet perëndimore, atë të Rimëkëmbjes ekonomike, politike e historike të Kosovës, e cila po përqafohet masivisht nga qytetarët e Kosovës dhe do të jetësohet këtë të diel.

Të ngjashme