Cakolli: Vendimi i fundit i Kushtetueses, rrezikon zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese lidhur me vendimin për ankesën e Tinka Kurtit e Drita Millakut, mund ta rrezikojë zgjedhjen e Presidentit.

Kjo gjithnjë sipas përfaqësuesit të KDI-së, Eugen Cakolli.

Cakolli, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se vendimi i sotëm i Kushtetueses mund ta komplikojë edhe më situatën aktuale në vend, lidhur me zgjedhjen e të parit të shtetit.

Më poshtë statusi i plotë.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor, do t’a komplikojë, e madje rrezikojë zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Bazuar në interpretimin e Gjykatës lista e deputetëve të zëvendësuar të LVV-së mund të pësojë ndryshime. Duke qenë se zëvendësimet e fundit janë bërë pikërisht mbi bazën e këtij kriteri, tashmë krijohet dilema se a duhet të vijohet me dhënien e betimit të këtyre deputetëve të zëvendësuar, apo të pritet publikimi i aktgjykimit të plotë, e të kërkohet nga KQZ që të rishikohet rekomandimi i fundit.
Ndryshe, rrezikohet që ndonjë votë të jetë shkaktare e kontestimit të procedurës së zgjedhjes së Presidentit, e madje edhe rrëzimin e tij, siç ka ndodhur me rastin e ish-deputetit Etem Arifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme