Caktohet paneli intervistues për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 10:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, kërkoi që të bëhet përzgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Privatësi dhe Informim.

Duke shtuar se për këtë cësthje duhet edhe të formohet paneli intervistues.

“Bazuar në faktin se sipas  ligjit të Mborjes së Privatësisë ne si komision jemi përgjegjës për përzgjedhjen e komisionerit të Agjencisë për Privatësi”.

“Do të ishte mirë që sot të formohet edhe paneli intervistues i komisionit”.

“Sipas ligjit paneli bënë vlerësimin edhe raportin e dërgon në komision dhe anëtarët e panelit të jenë nga një përfaqësues të grupeve parlamentare”.

Anëtar të panelit janë përzgjedhur: Fatmire Kollçaku, Sllavko Simiq, Beke Berisha, Haxhi Shala dhe Ilir  Tasholli, Rasim Demiri dhe Ganimete Musliu, raporton EO.

Kollçaku propozoi që javën tjetër të ftohet ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu që të raportojë para komisionit dhe në të njëjtën kohë që ta vizitojmë.

Të ngjashme