Calavera takon ministrat përkatës lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 12:01 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, ka takuar ministrat përkatës lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane.

Pjesë e takimit kanë qenë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, raporton Ekonomia Online.

Calavera po qëndron në Kosovë për ta lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike.

Zyrtarja e Komisionit Evropian ka takuar sot edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit, ndërsa gjatë ditës do të takohet edhe me ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Të ngjashme