Cani: Delegacionet nga Kosova dhe Serbia nuk dukeshin optimiste para hyrjes në takim

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se as pala nga Kosova as ajo nga Serbia nuk është deklaruar se për çfarë tema do të flasin sot në takimin në Bruksel.

“Nga ajo që pamë deri tani delegacionet nuk dukeshin optimiste në hyrje të godinës. Takimet kanë filluar në orën 16:00 në takime bilaterale, me delegacionet një nga një e më pas në takimin trilateral. Deri tani asnjë njëra dhe as pala tejetër nuk ka dhënë asnjë fjalë dhe nuk dihet saktësisht se për cfarë do të bisedohet”, është shprehur Cani nga Brukseli, njofton Klan Kosova.

“Tema e të pagjeturve është tepër-tepër e rëndë dhe raportet ekonomike. Mbase do të fillohet nga të dy palët pa prekur çështje elementare. Ajo që e tha Josep Borrell sot është me rëndësi se këto janë bisedime për normalizim të raporteve në mes të ty vendeve”.

Cani është shprehur se tema e lëvizjes së kufijve është nuk është më në tavolinën e diskutimeve.

“BE kësaj radhe ka futur në lojë dy lojtarët më të fortë Merkel dhe Macron. Në gjashtë muajt në vijim e kemi presidencën gjermane të BE-së. BE do të angazhohet për arritjen e marrëveshjes. BE është organizëm më i komplikuar se vendet unike. Duhet pasur kujdes se si flitet me politikën e BE-së. Ata që duan të anëtarësohen në BE duhet të flasim me Be dhe jo me SHBA. Nëse duan diku tjetër duhet të bisedojmë më palët tjera”.

“ShBA mund të luajnë rol në këtë mes por vetëm në kordinim me BE-në. Është dështim tepër i madh për BE-në nëse dështon në këtë proces”.

Të ngjashme