Carl Bildt: Millosheviqi do ta donte për Kosovën një zgjidhje si atë të Trumpit për Lindjen e Mesme

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Plani për paqe në Lindjen e Mesme i presidentit amerikan, Donald Trump, po kundërshtohet dhe në arenën ndërkombëtare.

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh dhe ish-ndërmjetësues i Bashkimit Europian për ish-Jugosllavinë lëshoi kritika të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara duke lënë të kuptohet se propozimi i tyre është i njëanshëm.

Me anë të një statusi në, Twitter, ai shprehet me bindje të plotë se diktatori serb Sllobodan Millosheviq do ta donte një zgjidhje si ajo e presidentit Donald Trump për Kosovën, transmeton A2CNN

“Forcat serbe të sigurisë në kontroll të plotë të kufijve, hapësirës ajrore dhe digjitale si dhe tregtisë”, shkruan ish-ndërmjetësuesi i BE-së. Ndërsa në fund ironizon me planin e Amerikës për paqe, duke shkruar se në të “do të kishte dhe disa të drejta të kufizuara për shqiptarët e Kosovës”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme