Çavusoglu i kërkon Pacollit deportimin edhe të gylenistëve tjerë

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 18:29 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i ka hapur temën e deportimit të gylenistëve edhe homologut kosovarë, Behgjet Pacolli, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia do të kontribuoj në njohjen e Kosovës nga ato vende që nuk e kanë njohur derisa tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme.

“Sot jam në vendin vëlla dhe mik në Kosovë. Në takimet që realizuam ramë në ujdinë se duhet të vazhdojmë edhe më tutje me këto raporte. Ne me popullin e Kosovës kemi lidhje historike dhe integriteti territorial i Kosovës është bazë për ne. Ne do të bisedojmë edhe me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Në integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë jemi duke u angazhuar. Kemi arritura të mëdha, ne e mbështesim edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe paqen e konsiderojmë të rëndësishme. Ne si Turqi i kushtojmë rëndësi të madhe edhe stabilitetit. Antarësimi i Kosovës në Interpol. Ne do të luajmë rol kyç që Kosova të anëtarësohet. Firmat turke në Kosovë janë në rritje e sipër dhe duam që këtë partneritet ta vazhdojmë.”

“Fetoja është një organizatë terroriste dhe nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të shkollohen në shkolla të tilla. Ne nuk duam që vendi jonë vëlla t’i lejoj terroristet të jetojnë këtu dhe duam që t’i kthejnë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.”

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, nuk përmendi çështjen e gylenistëve. Ai tha se bashkë me homologun e tij kanë folur për bashkëpunim për të gjitha fushat derisa tha se mori premtimin e ministrit për përkrahje të Kosovës në tema të mëdha.

“Kemi mikun tonë historik në vizitë. Unë pata një takim bilateral të delegacioneve dhe kaluam në tema të rëndësishme që janë prezentë në politike dhe ekonomi. Folëm për ndihmën që Turqia gjithmonë i ka dhënë Kosovës. Është një nga vendet e para që e ka njoftë Kosovën, dhe e ka mbështet atë. Kosova do ta kishte të vështirë të ecte në tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë. Ne biseduam për sfidat dhe të arriturat. Kosova tani gjendet para disa sfidave për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Unë e njoftova edhe për dialogun. Nuk mungoi premtimi i Turqisë dhe premtoi që edhe këtu do të na mbështes. Kosova është para anëtarësimit në Interpol, dhe sfida është që vendet që e kanë njoftë  Kosovën nuk e kanë paguar një pagesë që i detyrohet Interpolit dhe ato nuk mund ta votojnë Kosovën, nuk janë pak janë 17 shtete. Me Turqinë kemi më shumë se 22 marrëveshje dhe këto nuk do të ndalën”, tha ai.

Çavuşoğlu pas Shqipërisë, arrinë në Kosovë

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje të takimit derisa pritet të prononcohen para medieve, raporton EkonomiaOnline.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë turk që vjen në Kosovë pas skandalit të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në muajin mars, ngjarje kjo që nxiti reagime të jashtëzakonshme.

Ai do të pritet sot në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi.

Çavuşoğlu, të shtunën në orën 09:00 të mëngjesit do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Para vizitës në Kosovë ministri turk është pritur nga homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Çavusoglu ka thënë se Turqia ka informacione se në Shqipëri ka një strukturë të organizuar të aktivistëve të Fetullah Gulenit, kryesisht nëpër institucione arsimore, dhe ka thënë se pret nga Shqipëria që t’i largojë jashtë vendit të gjithë ‘gylenistët’.

Të ngjashme