Çdo marrëveshje me Serbinë që prek territorin është e pavlefshme, ideja e korrigjimit është zbehur

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 10:30 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) ka mbajtur tryezën “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”, raporton Ekonomia Online.

Taulant Kryeziu, nga EPIK tha se Instituti EPIK në studimin e radhës ka vendosur vëmendjen tek aspekti kushtetues i dialogut Kosovë – Serbi. Sipas tij, çdo marrëveshje me Serbinë që prek territorin është e pavlefshme.

“Prej shpalljes së pavarësisë Kosova ka konsoliduar shtetësinë e saj, Kosova ka marrë më shumë se 100 njohje dhe betimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që shpallja e pavarësisë ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Kryeziu.

“Territori është elementi qenësor për njohje dhe problem kohëve të fundit njohjet dhe parandalimi i veprimeve politike si çnjohja ajo që ne kemi dhënë alternative si do duhet të dukej ekipi negociator dhe rruga kushtetuese që duhet ndjekur që procesi të ketë transparencë dhe legjitimitet”, tha ai.

“Mandatimi i ekipit e platformës do duhet të bëhej me 80 vota që në start. Çdo marrëveshje qe prek territorin është e pavlefshme”.

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar ngjashmëritë e Kosovës që ka me Maqedoninë. Ai tha se copëtimi i Kosovës nuk do të zgjidhte asgjë.

“Copëtimi jo vetëm që nuk do të zgjidhte asgjë, por siç e tregon historia e copëtimeve, komplikon më shumë marrëdhëniet në mes të popujve duke u dhënë marrëdhënieve të tilla dimensionin e problemeve territoriale afatgjata”.

“Mendojmë, se në vend të kësaj zgjidhjeje, fuqishëm duhet të promovohet dhe ofrohet një zgjidhje evropiane, që nuk bazohet në gjymtim territorial; por në sundim të ligjit, respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve  dhe në demokracinë kushtetuese me garanci të fortë ndërkombëtare të tipit të Libanit apo Qipros”.

“Rruga kushtetuese që ka ndjekur Maqedonia e Veriut për të arritur marrëveshjen, ka qenë në harmoni me të drejtën kushtetuese dhe standardet e të drejtës ndërkombëtare. Në aspektin kushtetues tërë negocimi është kryer dhe udhëhequr nga ekzekutivi i dy vendeve, duka ia lënë Ministrave të Jashtëm respektove privilegjim e nënshkrimit të marrëveshjes. Ngjashëm siç ka qenë rasti me Kosovën nga viti 2011 e deri kur nisi tregimi për copëtim të Kosovës dhe normalizim të raporteve me Serbinë përmes ‘kompromiseve të dhimbshme’”.

“Përfaqësuesve të sovranit, në Maqedoni iu është dhënë vend i spikatur gjatë procesit, pse jo vetëm në rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, duke e angazhuar si palë mbikëqyrëse dhe në mënyrë transparente. Në Kosovë ky nuk ka qenë rasti dhe nuk është as sot e kësaj dite, sepse infrastruktura ligjore dhe organizative e procesit të dialogut ka dalë jashtë binarëve kushtetues, ashtu siç u pat nisur në vitin 2011. Prandaj kjo duhet kthyer prapa ashtu që çdo gjë të ecë në rrugë kushtetuese dhe sipas standardeve ndërkombëtare për krijimin dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet shteteve sovrane dhe të pavarura”.

Profesori, Belul Beqaj, tha se në rastin e kësaj ideje ka një çakordim në mes të faktorëve politikë.

“Ne dallojmë për të keq karshi shumë vendeve tjera për dinamikwn racionale të ndryshimeve, kemi qëndrime të ndryshme edhe brenda një dite, për këtë arsye nuk janë marrë si komponentë të rëndësishme variablat politike por edhe sofiale nuk janë ato që kanë dimensionin si në botën perëndimore”, tha Beqaj.

“Temën e sotme e përqendroj duke respektuar realitetin shoqëror dhe rendin juridik e Kushtetutën si bazë të cilën e kuptoj se është reflektim i vullnetit politik të harmonizuar të shumicës së qytetarëve, përfaqësuesve të tyre politik dhe faktori ndërkombëtar, rrjedhimisht konsideroj se ndryshimi eventual duhet të jetë pasojë si dakordimit të harmonizuar për të gjithë faktorët e vullnetit politikë”.

“Në rast e idesë së korrigjimit apo ndarjes kemi cakordim të vullnetit të faktorit politik që e shprehin nw mbrojtje të Kushtetutës dhe kryetari që imponon vullnetin personal në emër të qytetarëve dhe faktorët e jashtëm në anën tjetër jemi të vetëdijshëm që kemi disharmoni edhe për këtë proces, këtë përpjekje mund ta pranojmë të papranueshme kundër vullnetit e sovranit”, tha ai.

“Sikur ideja për ndarje të ishte e mbështetur nga sovrani që ekziston vetëm hipoteza atëherë përfaqësuesit do kishin bazë politike për të negociuar çështjen e territor vesi një nga element e rëndësishme të shtet formimit”, tha Beqaj.

Jeta Krasniqi, nga KDI-ja, tha se OJQ-të e ndryshme që nga fillimi i këtij procesi kanë kërkuar që ky proces të ketë përfshirje të institucioneve kushtetuese, raporton EO.

“Që nga fillimi ishte proces që nuk e kishte të qartë qëllimin e tij dhe arriti deri në këtë pikë ku po diskutojmë për kushtetueshmërinë që pala kosovare i ka diskutuar dhe si duhet ecur para”, tha Krasniqi.

“Ne vazhdimisht insistuam që Kuvendi të ketë rol më efektiv e qendror në këtë proces sepse në fund të procesit do kishte marrëveshje përmbyllëse të vij në Kuvendin e Kosovës dhe të ratifikohej me 2/3 të votave”, tha ajo.

Me 8 mars 2011 filloj dialogu Kosovë-Serbi, që kishte për bazë Rezolutën 64/298 të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010, ku Bashkimi Evropian do luante rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces.  

Fillimisht dialogu kishte natyrë teknike i koncentruar në tri çështje kryesore: nxitjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve, mbështetjen e procesit të integrimit Evropian; dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, me theks të veçantë integrimin e strukturave paralele në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.  

Pas arritjes së marrëveshjeve të para teknike u bë e qartë për të gjithë se ky dialog teknik po hap tema të cilat ndikojnë në çështjet e thella politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.  

Viti 2018 shënoj nisjen e diskutimit të idesë të shkëmbimit të territoreve, diskurs ky që shkaktoj konfuzitet, polarizim të shoqërisë dhe skenës politike, si dhe mos unifikim te faktorit ndërkombëtar.  

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1016028745454525/

Të ngjashme