CDU e Angela Merkelit përshëndet garimin e Vjosa Osmanit

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Vjosa Osmani tashmë edhe zyrtarisht është kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Garimin e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme e ka përshëndetur edhe anëtari i CDU-së së Angela Merkel, Nikolas Lobel.

“Deputetja Vjosa Osmani është gruaja e parë në historinë e Kosovës që po garon për kryeministre. Osmani vjen nga LDK-ja, parti simotër e CDU-së dhe anëtare e familjes së Partive Popullore të Evropës”, ka shkruar Lobel në profilin e tij në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme