Çeku pyet kryeministrin: Çka ka mbetur t’i jepet më shumë kishës serbe?

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 14:03 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, ka thënë se zotimet e kryeministrit Avdullah Hoti në Washington, sa i përket pikave për kishat dhe manastiret serbe, janë antikushtetuese, pasi sipas tij, ato janë veçse të ruajtura nga institucionet e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për media ka shtuar ka thënë se kishat ortodokse serbe nuk kanë kërkuar falje për krimet që janë bërë në Kosovë, por i kanë pagëzuar kriminelet.

“Delegacioni ka udhëtuar në Washington pa asnjë kërkese dhe ato pika nuk duhet të diskutohen. Kishat ortodokse serbe asnjë herë nuk ka kërkuar falje sa i përket krimeve që kanë ndodhur në Kosovë, por i ka pagëzuar ata që i kanë kryer krimet”.

Çeku ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka sjellë një rrezik të ri kur është pajtuar për pikën lidhur me Kishat Ortodokse.

“Kisha ortodokse serbe nuk e njeh shtetin e Kosovës. Pyetja është se çka ka mbetur t’i jepet më shumë kishës serbe, a po hapet pako e Ahtisarit, apo i jepet ekstra-teritorialitet kishës serbe. Pra këto nuk ka kthyer përgjigje kryeministri”.

Sipas tij, dialog Kosova duhet të kërkojë që të kthehen artefakte, por edhe që të ketë angazhim maksimal për anëtarësim në UNESCO.

“Në negociata me Serbinë duhet t’i kërkojmë artefaktet t’i kthehen vendit të origjinës, Kosovës. Delegacioni i Kosovës duhet të angazhohet që Kosova të anëtarësohet në UNESCO”, tha Çeku.

“Ne duhet që të kthehemi në premisat e gabuara. Pra nga ku është nisur ky ekip, pra pikërisht ekipi negociator nuk është legjitim. Edhe sa marrëveshje të dhimbshme duhet të bëhen deri në njohje nga Serbia. Edhe sa territor duhet t’i jepet Serbisë deri në fund”.

Çeku tha se Qeveria Hoti duhet të rrëzohet për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë, raporton EO.

“Sa i përket mocionit e kemi thënë se kjo Qeveri duhet të rrëzohet për shumë aspekte, sepse ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme