Çelaj e Stavileci në Gollak, premtojnë zhvillim të turizmit e bujqësisë

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 17:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Lirak Çelaj, së bashku me ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka vizituar Gollakun.

Çelaj ka premtuar zhvillim më të madh për këtë zonë, gjatë mandatit të tij, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se për çdo vit për zonën e Gollakut, do të ndahen 1.7 milionë euro për produktet organike.

Ndërsa, Stavileci ka thënë se është mëkat, që njerëzit që jetojnë në qytet, të mos e kenë një destinacion siç është Gollaku, pasi që ky vend ka shumë bukuri natyrore.

“Me programin e PDK-së, synohet që kjo pjesë e Gollakut, të kthehet në Bio-Zonë, në një vend ku bujqësia do ta ketë fjalën kryesore, po ashtu edhe turizmi kulturor dhe pikat e tjera që janë simbol i Gollakut dhe simbol i Prishtinës”, tha Stavileci.

Image may contain: 1 person, standing, mountain, tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

Të ngjashme