Çelaj: Është dashur që të gjitha subjektet opozitare ta bojkotojnë procesin e zgjedhjes së Osmanit

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj thotë se përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit e ka pasur partia fituese.

“PDK bëri mirë që nuk mori pjesë në votim pasi personi që u zgjodh kishte qëndrime instruktive. Ajo nuk ka lënë shumë hapësirë për ta përkrahur. Është dashur që të gjitha subjektet opozitare ta bojkotojnë procesin e zgjedhjes së saj në mënyrë që të zgjedhje një kandidatë konsensual”, tha Çelaj në “Debat Plus”.

Ai ka thënë se partitë opozitare nuk do ta kishin të vështirë bashkëpunimin për shkak se sipas tij të tria janë të qendrës së djathtë.

Çelaj i cili thotë se përfaqëson vetëm mendimin personal e jo të partisë, mendon se PDK duhet të jetë konstruktive në pikat ku nuk dëmtohet stabiliteti i vendit.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës ka hedhur kritika për partinë e tij për opozitbërjen e tanishme.

“Nuk dua t’i paragjykojë por siç thonë “dita e mirë shihen në mëngjes”…Pa ndryshime në struktura vështirë se mund të kemi sukses edhe në zgjedhje lokale”, tha ndër të tjera Lirak Çelaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme