Çelaj: Pavarësisht kush fiton sot është ditë feste

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 10:45 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj, votoi në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë.

Çelaj theksoi se pavarësisht kush del fitues, sot është ditë feste, raporton Ekonomia Online.

“Ta shfrytëzojmë këtë ditë për të votuar, këtë ditë për të cilën janë sakrifikuar shumë njerëz, është derdhur gjak për të arritur këtu”, tha ai.

“I ftoj qytetarët të votojnë të qetë, si gjithmonë më parë edhe kësaj radhe… Pavarësisht se kush fiton, sot është ditë feste të cilës duhet t’i gëzohemi të gjithë”, tha Çelaj.

Të ngjashme