Çelaj: Taksën e legalizimit do ta ulim në 1 euro

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 17:43 | Nga

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Lirak Çelaj, ka premtuar se posa të vijë në pushtet do e ulë taksën e legalizimit në vetëm 1 euro.

Në një postim në Facebook, Çelaj ka thënë, po ashtu, se zonimi i ri do të rishqyrtohet

“Ne, do të ulim taksën e legalizimit në 1 euro. Lejet e ndërtimit po ashtu do të zbresin, në taksën e re do të përfshijmë edhe lejen për qasje në infrastrukturë:, ka shkruar Çelaj, në faqen e tij.

“Pagesa për tatimin në pronë do të jetë më e ultë dhe zonimi i ri do rishqyrtohet. Ne do të lëshojmë deri në 1000 leje në vit, pra bazohemi në kërkesat e banorëve dhe investitorëve”, ka shtuar ai.

Për shkak të kësaj dinamike dhe kërkesave të shtuara, Çelaj thotë se pret që Komuna të rrisë të hyrat prej 6 milionë në 20 milionë euro në vit nga kjo veprimtari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme