Çelaj: Të krijojmë mjedis të sigurt e normal për të rinjtë tanë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e Qeverisë, ku ishte në diskutim Strategjia për të Drejtat e Fëmijëve, zv. Ministri Lirak Çelaj ka diskutuar rreth kësaj çështjeje duke ngritur shqetësimin për dukuritë negative që prekim të rinjtë.

Duhet zbatuar ligjet dhe të sillen ligje ku mungojnë, për të mbrojtur të rinjtë tanë nga alkooli, duhani dhe substancat narkotike. Kemi obligim të krijojmë ambient të sigurt dhe normal për fëmijët dhe të rinjtë tanë, ka shkruar zv. Ministri Çelaj në rrjetin social.

Ja postimi Lirak Çelajt në fb:

“Në mbledhjen e Qeverisë, evidentova shkurt disa çështje që lidhen me të rinjtë. Shërbimi i pijeve alkoolike nën moshën 18 vjeçare, hyrja e lirë në ambiente që janë të ndaluara nën këtë moshë, blerja dhe shitja e duhanit në orët e vona nga personat nën 18 vjet, lëvizja e të miturve në orët e vona në qytet.

Këto janë disa nga çështjet ku duhen zbatuar ligjet dhe të sillen ligje ku mungojnë, për të mbrojtur të rinjtë tanë nga alkooli, duhani dhe substancat narkotike. Kemi obligim të krijojmë ambient të sigurt dhe normal për fëmijët dhe të rinjtë tanë!”

Të ngjashme