Çerkezi: Agani vazhdon me manipulime dhe falsifikime

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 16:00 | Nga

Kryetari i një pjese të strukturave të PD-së, Sylejman Çerkezi, konsideron se veprimet e fundit nga një grup i vogël në krye me z. Ferid Agani, janë të ulëta, joligjore dhe tendencë për ngufatjen e elektoratit të PD-së dhe vizionit të saj, thuhet në reagim të një fraksioni të kësaj partie.

Sipas këtij reagimi, edhe kësaj herë shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD-së, bojkotuan këto organizime të një grupi të vogël në krye me Aganin, dhe e vetmja rrugë që i mbeti ishte manipulimi dhe falsifikimet, si herën e kaluar.

Reagimi apelon te KQZ-ja, që këto veprime absurde të ndalen dhe të pranohet edhe zyrtarisht vullneti i anëtarësisë së gjerë të PD-së për kuvendin e mbajtur me 28 shtator 2016, i vëzhguar edhe nga vet organet kompetente të KQZ-së.

Sipas reagimit, PD më në krye Sylejman Çerkezin, siguron elektoratin e gjerë dhe të gjitha qytetarët, se do të vazhdojë të qëndrojë besnik parimeve, statutit dhe programit, dhe do të angazhohet për kthim në identitet, unifikim të frymës konservatore, që u shpërnda pikërisht nga dëshira e madhe e Aganit për karrierë dhe të qenit në pushtet.

Të ngjashme