Çerkezi: Bashkohuni me ne, ka ardhur koha për ndryshime jetike

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, që njëherësh është kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se tashmë ka ardhur koha për ndryshime jetike, raporton EkonomiaOnline.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me numrin 31 në Listën e VV-së, ndërsa Beni Kizolli me nr 32

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur familjarë.

Të respektuar miq e dashamirë.

Këtë radhë, për ndryshime drastike, për një zhvillim shoqëror, institucional e mbi të gjitha për një ndryshim jetik, kandidoj për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 31.

Të gjithë bashkërisht, gjithmonë për mirë dhe më mirë.

Të ngjashme