Çerkezi e Kizolli marrin mbështetje të fuqishme nga banorët e Tabakhanës në Prizren

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 07:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, njëherësh kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Çerkezi, së bashku me kandidatin tjetër për deputet, Beni Kizolli, kanë takuar banorët e Tabakhanës në Prizren.

Të dy kandidatët për deputetë, dëgjuan hallet dhe brengat e këtyre banorëve, ndërsa shpalosen programin dhe vizionin e tyre, duke premtuar se do të jenë zëri i tyre i fuqishëm në parlamentin e Kosovës.

Kryetari Çerkezi para banorëve të kësaj lagjeje tha se platforma e tyre programore tashmë është përqafuar nga qytetarët e vendit dhe se po marrin mbështetje të fuqishme anë e kënd Kosovës.

Edhe kandidati Beni Kizolli tha se do të adresojë në përpikëri problemet e këtyre banorëve dhe se do të synojnë një politik të dinjitetshme, për të cilën ka nevojë më shumë se kurrë skena politike vendëse.

“Tabakhanja e Prizrenit e gatshme për ndryshimin! Vullneti i qytetarëve ishte i jashtëzakonshëm. Mbështetja po na rritet çdo ditë e më shumë. #ErdhiDita #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”. thuhet në njoftimin e këtyre kandidatëve në llogarinë e tyre në Facebook.

Të ngjashme