Çerkezi e Kizolli takim mobilizues me strukturat e LD-së në kryeqytet

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes për Drejtësi, të cilët garojnë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, kanë mbajtur një takim mobilizues me anëtarësinë në Prishtinë.

Të dy kandidatët para Shtabit Zgjedhor në kryeqytet, janë shprehur të bindur se ndryshimi i madh po vjen dhe se 6 tetori do të vulosë fitoren e tyre.

“Takim mobilizues me Shtabin Zgjedhor në Prishtinë. Suksesi ynë është puna ekipore dhe objektivi ynë është t’i shërbejmë vendit me ndërgjegje! #ErdhiDita #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Të ngjashme