Çerkezi e Kizolli takim mobilizues në Krushë të Madhe: Duhet të kthehet shpresa e këtyre banorëve

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët për deputetë nga radjët e Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, kanë realizuar një takim me banorët e Krushës së Madhe.

Të dy kandidatët që janë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, shpalosen programin dhe platformën tyre politike oër zgjedhjet e 6 tetorit.

Ata garantuan banorët e këtij fshati se me Kurtin kryeministër do të ndalem ikjet e të rinjve dhe do të kthehet dinjiteti i qytetarëve kosovarë.

“Sonte për një takim mobilizues ishim në Krushë të Madhe, një fshat me plot plaga të pambyllura ende. Përveç pasojave të luftës ky vend tani po ballafaqohet me ikjen e rinisë.

Duhet patjetër ta kthejmë shpresën dhe të krijojmë kushte për mirëqenie. Besimi i qytetarëve ndaj nesh do të na obligojë që të shërbejmë me ndërgjegje për këtë vend. #ErdhiDita #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32 #qeveriaKURTI”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Drejtësi.

Të ngjashme