Çerkezi në Obiliq: Ndryshimi po vjen prej populli, jo prej një partie

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, ka marr pjesë në tubimin elektoral në Obiliq, ku edhe njëherë u konfirmua mbështetja e këtyre banorëve për ndryshimin e madh, raporton EkonomiaOnline.

Çerkezi që në këto zgjedhje së bashku me nënkryetarin, Beni Kizolli, janë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, para qindra të pranishmëve tha se fryma e ndryshimit që po përcjellë këto zgjedhje nuk po vjen thjeshtë prej një partie, por prej popullit dhe si të tillë nuk do të mund ta ndalë askush.

“Në Kastriot po gjenerohet drita e ditëve të mira për vendin. Këtë po e tregon entuziazmi dhe pjesëmarrja e qytetarëve nëpër aktivitetet dhe tubimet atje. Fryma e ndryshimit që po përcjellë këto zgjedhje nuk po vjen thjeshtë prej një partie, por prej popullit dhe si të tillë nuk do të mund ta ndalë askush! #ErdhiDita #Voto126 #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Drejtësi.

Të ngjashme