Certifikimi i subjekteve dhe kandidatëve fillon sot, tërheqja e shortit me 17 shtator

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 11:40 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dorëzuar aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve gjithsej 25 subjekte politike, prej tyre janë 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Certifikimi i tyre fillon sot kurse pritet që të përfundojë të martën i konfirmuar, Ekonomia Online, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Përderisa ai ka njoftuar se gjatë vikendit partitë kanë pasur mundësi që të bëjnë edhe ndryshimet e fundit në lista.

“Certifikimi i subjekteve dhe kandidatëve po besoj se do të fillojë gjatë ditës së sotme dhe do të përmbyllet deri nesër, pra më datë 10 shtator, ashtu edhe siç është planifikuar me planin operacional të KQZ-së”.

“Mund të konfirmojmë se gjatë fundjavës subjektet politike kanë mundur që të bëjnë korrigjimin, apo përmirësimet i ka kërkuar zyra për Regjistrimin e të Partive Politike dhe për Certifikim”.

Elezi ka paralajmëruar se mund të ketë edhe moscertifikim të ndonjë subjekti apo kandidati nëse nuk i plotësojnë kriteret ligjore. Kurse më 17 shtator do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

“Natyrisht që KQZ mund të marrë vendim për certifikimin e subjekteve politike, por gjithashtu KQZ-ja mund edhe të mos aprovojë certifikimi e ndonjë subjekti politik apo ndonjë kandidati”.

“Në këto rrethane nëse do të kemi ndonjë refuzim të certifikimit, subjekti politik apo kandidati mund të paraqes ankesë në panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe KQZ-ja do të pres vendimmarrje e këtij institucioni për të procedura më tutje”.

“Vlen të përmendet që tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet 17 shtator”.

Ai më tej ka sqaruar se edhe periudha për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës përfundon gjaët së martës.

“Periudha për regjistrim si votues jashtë Kosovës ka filluar me 30 gusht dhe do të përmbyllet gjatë ditës së nesërme, pra e martë 10 shtator. Pra me përfundimin e kësaj periudhe do të kemi edhe të dhënat se sa është numri i aplikimeve të cilat i ka pranuar gjatë kësaj kohe shërbimi votues i KQZ-së”.

“Mund të them se kjo periudhë deri më tani ka vazhduar pa ndonjë problematikë pra nuk kemi pasur ndonjë problem të shfaqur gjatë kohës së aplikimit për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës”.

Sipas Elezit, mënyra e aplikimit është e përcaktuar me ligj, po që në vazhdimësi kanë punuar që këto procedura të thjeshtohen, raporton EO.

“KQZ-ja vazhdimisht është munduar që të krijojë lehtësira në mënyrë që të gjithë ata që plotësojnë kriteret ligjore të mund të regjistrohen si votues jashtë vendit dhe pastaj gjashtë periudhës së votimit që fillon me 18 shtator edhe përfundon me 4 tetor të mund të votojnë përmes operacionit të votimit përmes postës”.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës kanë qenë në dispozicion katër ditë më shumë, kurse për të votuar një ditë më shumë, ka sqaruar Elezi.

“KQZ-ja është munduar që maksimalisht të bëjë lehtësira ne kemi lënë më shumë ditë në dispozicion për periudhën e aplikimit për tu regjistruar si votues jashtë vendit dhe nëse bëjmë një krahasim me vitin 2017 për këtë periudhë kemi pasur gjashtë këtij vitit pra më 2019 kemi pasur 4 ditë më shumë. Ndërkaq edhe për periudhën e votimit është një ditë më shumë krahasuar me vitin 2017”.

Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas listës preliminare të drejtë vote kanë 1 972 466 votues.

Kurse 33 791 emra janë larguar nga lista votuese pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme