“Çështja e Kosovës është një problem i madh”, thotë Vuçiq

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Republikën Çeke tha se Serbia do të donte të bëhej anëtare e Bashkimit Evropian, por që edhe nëse i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme, blloku kurrë nuk do ta pranonte atë si një anëtare të plotë.

Ai i tha Radio Plus atje, përcjell Tanjug, atje se duhet bërë shumë më tepër, për të përmirësuar sundimin e ligjit, por që sipas tij çështja e Kosovës është një problem i madh, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme