Çështja e presidentes: Haziri e Veliu shihen në një restorant në Prishtinë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri është takuar në një restorant të Prishtinës më deputetin e kësaj partie, Agim Veliu.

Në fotografinë që ka siguruar Periskopi, shihen Haziri e Veliu në një darkë në një restorant në kryeqytet.

Ndryshe, Haziri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK’së, tha se nesër do të takohen me deputetët e LDK-së, për të biseduar mbi rolin e tyre politik në krijimin e institucioneve, konkretisht, votimin e presidentit.

Deri më tani dihet se Veliu nuk ka disponim për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente dhe ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e takimit me Hazirin për ta bindur atë.

Të ngjashme