Çfarë i tregoi Besnik Bislimi në telefon që e shtangu Albulena Haxhiun?

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbetur e shtangur për disa minuta në seancën e sotme të Kuvendit. Kjo pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e thirri dhe i tregoi diçka në telefonin e tij.

Haxhiu ishte e ulur në vendin e saj, kur Bislimi e thirri. Ai ia dha telefonin e tij, për t’i treguar diçka.

Pas kësaj, Haxhiu shtanget, merr telefonin e Bislimit dhe mbetet për një kohë në këmbë duke lexuar.

Më pas ia kthen telefonin Bislimit dhe ulet në vendin e saj.

Këtë ngjarje, mediat po e lidhin me një bisedë të Haxhiut që është publikuar sot nëpër media, ku flitet për një dorëheqje të saj nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas këtyre raportimeve, bëhet fjalë për vitin 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme