Çfarë paralajmëroi Ganimete Musliu sot me këtë fotografi

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë para zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së Ganimete Musliu ka gjetur kohë të turbullojë mendjet, rreth kandidatit për kryetar të këtij subjekti, duke publikuar një foto, me njërin kandidat.

Ganimete Musliu ka publikuar një fotografi në Facebook me Xhavit Halitin, Elmi Reçicën, Luljeta Veselajn- Gutaj, Bajrush Xhemailin dhe në mbishkrim ka shkruar “Kandidati/ja për Kryetar”, duke mos dhënë më shumë detaje se kujt po i referohet ashtu.

Kujtojmë, që PDK të shtunën me 3 korrik do të mbajë Konventën e partisë dhe do të zgjedhë kryetarin e ri, ku si emra jo të zyrtarizuar janë Memli Krasniqi, dhe Enver Hoxhaj.

.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme