Çfarë po paralajmërojnë zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes?

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Disa prej zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një takim, për të cilin ka njoftuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është edhe anëtare e kryesisë së LVV-së.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ish-zyrtari i LVV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, ministrja Albulena Haxhiu dhe Blerim Sallahu, janë takuar sot.

Haxhiu ka publikuar një fotografi në Facebook, ku ka shkruar se kjo mbledhje ka të bëjë me masat mbrojtëse kundër virusit Covid – 19, por jo vetëm kundër atij.

“Me masa mbrojtëse, kundër COVID-19 dhe jo vetëm”, ishte mesazhi i tyre.

Ndryshe, LVV ka paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese veprimet e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaçi, i cili i ka dhënë të drejtën LDK’së si parti e dytë, ta formojë Qeverinë e re. 

Të ngjashme