Çfarë thoshte Shinzo Abe në takimet me Hashim Thaçin?

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte takuar me ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe, më 2019, gjatë kohës sa të dy ishin duke i mbajtur këto poste.

Një takim midis tyre kishte ndodhur edhe më herët, në prill të vitit 2014.

Ndërkaq, gjatë takimit të para tri viteve, Abe kishte folur për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë dhe krijimin e parakushteve për vazhdimin e dialogut.

“Japonia po e promovon paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne e përkrahim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që ta shoh lidershipin e Presidentit Thaçi në arritjen e këtij progresi në dialog”, kishte thënë atëbotë Abe.

Shinzo Abe vdiq sot pak kohë pasi ishte bërë atentat ndaj tij.

Të ngjashme