Çfarë u kërkoi policëve Molliqaj kur e kapën për ta futur me zor në veturë?

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj është arrestuar sonte para zyrave të T7, ku ishte i ftuar për intervistë në emisionin Pressing.

Molliqaj debatoi për disa minuta me policët të cilëve u kërkoi fletëarrestin.

Pasi kjo nuk iu dha, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës u arrestua dhunshëm.

“Jo, jo pa e parë ftesën jo. Bjema ftesën”, dëgjohet Molliqaj i cili pastaj shoqërohet dhunshëm nga policët.

Ndërkohë drejtori i T7 dhe autori i emisionit Pressing, Leonard Kerquki ka treguar se mbi 40 policë kanë rrethuar studion e emisionit Pressing ku edhe e arrestuan kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ishte i ftuar në debat.

Sipas njoftimit, policia e Kosovës, ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, e organizuar nga PSD me të cilën udhëheq Molliqaj.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.

Të ngjashme