“Cigarja” përplas Gaxherrin me Osmanin: Fotografitë t’i dërgoi deputetja e PDK-së

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, i ka reaguar Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani pas thirrjes së saj që të mos pihet duhan në hapësirat e brendshme të Kuvendit.

“Pajtohem që duhet ta respektojnë ligjin. Jam ndër ata që pij duhan dhe kërkoj hapësirë për deputetët sepse nuk mund të dalim jashtë për një cigare”, është shprehur Gaxherri.

“Nuk është e vërtetë që t’i solli administrata informacionet por të dërgoi fotografi deputetja e PDK-së. Deputetëve duhet t’u sigurohet, parkingu, zyrat… Ligji obligon të krijohet hapësirë për duhanpirje qoftë të në objekte hoteliere, qoftë këtu. Kryetarja duhet të na krijojë kushte për punë dhe për këtë çështje”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se informacionet se deputetët po pinë duhan nuk ia ka dhënë asnjë deputet i PDK-së, por “një deputete tjetër”.

“Asnjë deputete nuk më ka dërguar asnjë fotografi. Ato mund t’i keni me njëri-tjetrin. Është një deputete tjetër që më informoi dhe kërkova nga administrata që të ma konfirmojë këtë. Ligji nuk parash hapësirë të brendshme për duhanpirje. Ne kemi miratuar ligj që nuk lejon në hapësirë të brendshme për duhanpirje. Ligji thotë ashtu”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme