Çitaku-Daçiqit: Kurti do ta mbajë flamurin e Kosovës në zyrë, e burgose sa ishe ministër i Milosheviqit

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 22:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka deklaruar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB’së se flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndron në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Çitaku i ka thënë Daçiqit se Kurti ka fituar zgjedhjet dhe do ta mbaj flamurin e Kosovës në zyrën e tij, por i ka kujtuar se ishte burgosur sa ishte aj ministër në kohën e Milosevicit.

“Kjo dhomë nuk është gjykatë për neve se politikanë. Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut”.

Çitaku ka thënë se kënaqet kur Dacic mbron flamurin e Kosovës, por ai flamur do të jetë gjithmonë në Zyrën e Kryeministrit.

“Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Çitaku, derisa Daçiq në fjalën e tij ka thënë se Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.

“Ju kujtoj që Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, derisa Daçiq ka qenë ministër”..

Të ngjashme