Çitaku dorëzon medaljen e “Udhërit të Lirisë” në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, i ka dorëzuar Robert O’Brien, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, medaljen “Urdhëri i Lirisë”.

Me këtë rast O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që kanë lehtësuar normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik të normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka dekoruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, me medaljen e “Urdhërit të Lirisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme