Çitaku i reagon Sallahut: Të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka reaguar zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ka thënë se jozyrtarisht ka informacione se të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë kanë marrë më shumë para se që duhet për mbrojtjen e tyre.

Çitaku e ka quajtur këtë deklaratë joprofesionale dhe sipas së cilës të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë.

“Të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë. Ju zotëri jeni zvMinistër. Ju keni qasje në informacion. Ju nuk keni nevojë të shërbeheni me fjalë të korridoreve” ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

“Flitet nëpër ministri që dikush nga të akuzuarit ka marrë para më shumë se që parashihet me akte nënligjore, sa është e saktë nuk e di.”Të akuzuarve të speciales po ju bëhet luftë speciale në Kosovë. Ju zotëri jeni zvMinistër. Ju keni qasje në informacion. Ju nuk keni nevojë të shërbeheni me fjalë të korridoreve. Është joprofesionale dhe papjekuri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme