Çitaku i reagon Vulinit, i quan të neveritshme deklaratat e tij drejtuar presidentes Osmani

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksander Vulin, pasi tha deklarata fyese për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, i ka cilësuar këto deklarata “të neveritshme”, pasi Vulin përdori fjalë fyese për përshkrimin fizik të presidentes.

“Krejtësisht e neveritshme”, ka shkruar Çitaku në ‘Twitter’.

Sot gjatë ditës Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka bërë disa deklarata fyese në drejtim të presidentes Osmani.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme