Çitaku-Kurtit: Marrëveshjen e sotme për energji atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku , ka thënë se marrëveshjen e nënshkruan nga pozita sot, kryeministri Albin Kurti atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare.

“Pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje, Kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015.

Po të njëjtën marrëveshje, Kryeministri atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare. E vetmja gjë konsistonte tek Kurti është mungesa e konsistencës. Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pas gabim atëherë, apo e ka gabim tash?

Kryeministri është shndërruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme