Çitaku me një urim të veçantë pas votimit të ligjeve për Ushtrinë

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas miratimit në parim të pakos së ligjeve për këtë forcë.

“Arlilenës dhe Yllit, dhe të gjithë kadetëve dhe oficerëve të FSK – URIME! Falënderimi ju takon juve, që me aq profesionalizëm e keni bërë FSK-në partner të besueshëm dhe kredibil”.

“Si ambasadore kam pritur dhe përcjellur dhjetëra delegacione. Askush asnjëhere nuk ka qenë më i pregaditur dhe më në nivel se oficerët e FSK-së. Shumica prej tyre kanë ndjekur shkollat më të mira në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Jetonin, Ilirin, Gencin,e shumë e shumë të tjerë me të cilët kam pasur rastin të bashkëpunoj, do t’i kishte lakmi secila ushtri në botë”.

“Falënderim i posaçëm për Gjeneralin Rrahman Rama i cili me aq shumë pjekuri ruajti bërthamën e FSK-së duke e rritur, kultivuar dhe pasuruar me gjenerata të reja e të përgatitura”, ka shkruar ajo në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme