Çitaku, PDK: Qeveria e suspendon politikën e jashtme

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Qeveria qktuale e ka suspenduar politikën e jashtme.

Ish-Ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka shkruar në faqenne saj në Facebook se nga sot, shumica e Ambasadave të Republikës së Kosovës janë pa titullar, pa shef misioni, dhe pa të ngarkuar me punë.

Ajo e ka quajtur këtë suspendim të politikës së jashtme papërgjegjësi të presidentes e kryeministrit ndaj shtetit dhe mungesë konsiderate për shtetin nikoqir.

Deklarata e plotë e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku:

Nga sot, shumica e Ambasadave të Republikës së Kosovës janë pa titullar. Pa shef misioni, dhe pa të ngarkuar me punë.

Ka edhe ambasada të cilave u është vënë dryni. Kjo është papërgjegjësi totale ndaj shtetit. Kjo është suspendim i politikës së jashtme.

Qeveria dhe Presidenca kanë pasur mjaftueshëm kohë që të përzgjedhin Ambasadorët. Nuk ka asnjë arsyetim. Papërgjegjësi ndaj shtetit dhe mungesë konsiderate për shtetin nikoqir.

Në diplomaci, nëse e tërheqë shefin e misionit, pa dërguar emrin e pasuesit, një shtet dërgon mesazh.

Të ngjashme