Çitaku për Ditën e Evropës: Ky izolim i padrejtë dhe johuman duhet të marrë fund

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se Kosova është është vendi më pro evropian në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen, bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret (101 sosh) shumë vite më parë.

Çitaku ka theksuar se ky izolim i vendit duhet të marr fund.

“Teksa po e shënojmë Ditën e Evropës, një përkujtim:

1) Kosova është vendi më pro evropian në Ballkanin Perëndimor

2) Qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen

3) Bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret (101 sosh) shumë vite më parë.

Ky izolim i padrejtë dhe johuman duhet të marrë fund”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme