Çitaku për retorikën përçarëse të Kurtit: S’barazohet marrja e pushtetit sot me luftën çlirimtare

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Ish- ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kundërshtuar retorikën përçarëse të promovuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Çitaku ka deklaruar se “rotacioni demokratik i pushteteve” nuk mund të barazohet “as me luftën çlirimtare, as me rezistencën paqësore gjatë viteve të pushtimit, e as me pajtimin e gjaqeve”, përcjell Periskopi.

“Në Kosovë, që nga viti 2000 ka pasur ndërrim të pushteteve. Gjithmonë përmes votës së lirë dhe në mënyrë demokratike. Asnjëherë rezultati nuk është kontestuar nga askush.” – ka shkruar znj.Çitaku.

Kurti së fundi ka bërë një paraqitje skandaloze në të cilën ka krahasuar zgjedhjet e 14 shkurtit me Referendumin e vitit 1991 kur në pushtet ishte Sllobodan Millosheviqi.

Statusi i plotë:

Rrotacioni demokratik i pushteteve nuk është dhe nuk mund të barazohet as me luftën çlirimtare, as me rezistencën paqësore gjatë viteve të pushtimit, e as me pajtimin e gjaqeve.

Në Kosovë, që nga viti 2000 ka pasur ndërrim të pushteteve. Gjithmonë përmes votës së lirë dhe në mënyrë demokratike. Asnjëherë rezultati nuk është kontestuar nga askush.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme